Bota

'Vuçiç shkeli marrëveshjen e 2013-ës'/ Kurti: Dërgoi letra kundër anëtarësimit të Kosovës në BE

Kurti pas formimit ekonomik Kosovë-Kroaci, është pyetur nga mediat serbe lidhur me asociacioni, ku ka rikujtuar se marrëveshja është nënshkruar më 19 prill 2013 nga ish-kryeministri, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, por se ajo marrëveshje është shkelur nga vetë presidenti i Serbisë, Vuçiç më 10 dhjetor të vitit të kaluar.

26 Janar 2023, 17:59 Nga a.l
'Vuçiç shkeli marrëveshjen e 2013-ës'/ Kurti:
Albin Kurti

KOSOVË -  Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka shkelur edhe marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin e komunave serbe, pasi vazhdon të pengojë rrugën evropiane të Kosovës. Kurti ka përmendur letrën që Vuçiç i dërgoi pesë vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, duke kundërshtuar aplikimin e vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kurti pas formimit ekonomik Kosovë-Kroaci, është pyetur nga mediat serbe lidhur me asociacioni, ku ka rikujtuar se marrëveshja është nënshkruar më 19 prill 2013 nga ish-kryeministri, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, por se ajo marrëveshje është shkelur nga vetë presidenti i Serbisë, Vuçiç më 10 dhjetor të vitit të kaluar.

Ju e dini se janë 27 shtete në Bashkimin evropian, por pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën, dhe presidenti i Serbisë ka nënshkruar një letër kundër aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin evropian, që është shkelje. Ai e ka shkelë marrëveshjen e tij të preferuar sepse në pikën e katërmbëdhjetë të asaj marrëveshjeje thuhet se Kosova dhe Serbia nuk do t’i krijojnë asnjë pengesë njëra-tjetrës në rrugën e integrimeve evropiane, domethënë ajo marrëveshje, në të cilën thirret Beogradi zyrtar, ajo marrëveshje është shkelur një muaj e gjysmë më parë nga presidenti serb”, ka thënë ai.

Disa ditë më parë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç bëri me dije se gjatë takimit me pesë të dërguarit e SHBA dhe BE, këta të fundit i kishin bërë të qartë se do të kishte penalizime për Serbinë nëse nuk pranonte propozimin franko-gjerman. Një prej penalizimit do të ishte edhe bllokimi i procesit të anëtarësimit të Serbië në BE. 

albin kurti

Sondazh

Poll