Bota

Ministri i Jashtëm serb takon homolgun e tij turk, Daçiç: Duam që Turqia të përdorë ndikimin e saj ndaj Kosovës

Ai tha se pavarësisht se për disa çështje mund të mendojmë ndryshe, duhet të veprojmë së bashku dhe të zhvillojmë një atmosferë besimi reciprok.

26 Janar 2023, 16:24 Nga a.l
Ministri i Jashtëm serb takon homolgun e tij turk, Daçiç:
Ivica Daçiç dhe Mevlut Cavusoglu

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij turk , Mevlut Çavusoglu. Takimi është zhvilluar në kryeqytetin e vendit, Ankara. Mediat serbe raportojnë se gjatë fjalës së tij, Daçiç ka deklaruar se Serbia dëshiron që Turqia të jetë një faktor i rëndësishëm në stabilitetin ne rajonin e Serbisë dhe se kërkesa e Bogradit është që Ankaraja të përdorë ndikimin e saj në Kosovë në çështjen e aplikimit të Marrëveshjes së Brukselit ndaj KiM. Daçiç tha në konferencën për shtyp se me Çavuşoğlu ka diskutuar edhe për situatën aktuale në Ballkan.

"Ne dëshirojmë që Turqia të jetë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit rajonal në rajonin tonë, dhe kjo do të thotë se kërkesa jonë është që Turqia të përdorë ndikimin e saj kur bëhet fjalë për Prishtinën për të pasur një marrëdhënie konstruktive me Prishtinën kur është fjala për zbatimin. të Marrëveshjes së Brukselit dhe të tjera para marrëveshjeve të nënshkruara, në mënyrë që të diskutojmë për disa zgjidhje të përhershme politike",  tha Daçiç.

Ai ka thënë se në çdo rast duhet të parandalohet situata që, siç tha ai, të gjithë individualisht të jemi faktorë dhe pjesëmarrës në diçka që është problem, sesa të jemi pjesë e zgjidhjes së problemit. Ai tha se pavarësisht se për disa çështje mund të mendojmë ndryshe, duhet të veprojmë së bashku dhe të zhvillojmë një atmosferë besimi reciprok./Dosja.al

ivica daçiç

Sondazh

Poll