Bota

Messina Denaro i shqetësuar pë kurimin e tij në burg: Kam lexuar qindra libra, ndaj mjekë, kujdesuni mirë për mua

Për mjekët dhe stafin e burgjeve, të vetmit me të cilët lejohet të flasë, ai "rrëfen" se shqetësimet e tij lidhen me trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.

26 Janar 2023, 17:39 Nga k.m.
Messina Denaro i shqetësuar pë kurimin e tij në burg: Kam lexuar
Matteo Messina Denaro

ITALI- “Unë nuk kam marrë arsim kulturor por kam lexuar qindra libra, ndaj jam i informuar për trajtimet, ju lutem mund të trajtohem me barna dhe terapi më të mira?”

Këtë mendim e ka përsëritur disa herë shefi i Cosa Nostra-s, me tone të qeta dhe të përzemërta, Matteo Messina Denaro, i mbyllur prej dhjetë ditësh në burgun e sigurisë maksimale në L'Aquila. Për mjekët dhe stafin e burgjeve, të vetmit me të cilët lejohet të flasë, ai "rrëfen" se shqetësimet e tij lidhen me trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.

"Messina Denaro është në gjendje të mirë: e ka kapërcyer hangoverin nga kimioterapia e parë e mirëmbajtjes, ka vetëm disa probleme gastrointestinale,"- kanë bërë me dije onkologët që planifikojnë të bëjnë seancën e dytë brenda javëve në vijim .

Shefi i është nënshtruar kimioterapisë së parë ditët e fundit në klinikën e ngritur pranë qelisë së tij. Mjekët që po e trajtojnë, ata të ekipit të drejtuar nga profesori Luciano Mutti, onkologu kryesor i spitalit L'Aquila, e kanë siguruar atë se procedurat e fundit po ndiqen sipas protokolleve ndërkombëtare./Ansa

matteo messina denaro

Sondazh

Poll