Aktualitet

Pas Shkodrës/ 'Big Brother' edhe në Vlorë, policia nis aksionin për heqjen e kamerave të sigurisë në disa lagje

Aksioni ka filluar mëngjesin e sotëm, ndërsa ende nuk kemi asnjë lloj informacioni lidhur me operacionin blic të zhvilluar në qytetin bregdetar.

26 Janar 2023, 13:06 Nga a.l
Pas Shkodrës/ 'Big Brother' edhe në Vlorë, policia nis
Kamera

VLORË - Policia e Vlorës ka nisur aksion edhe në Vlorë për zbulimin e kamerave të sigurisë që janë të instaluara në rrugët e qytetit. Kontrolli ka nisur edhe në biznese dhe lokale të cilat mund t'i sherbëjne organizatave kriminale. Mësohet se aksioni ka filluar mëngjesin e sotëm, ndërsa ende nuk kemi asnjë lloj informacioni lidhur me operacionin blic të zhvilluar në qytetin bregdetar.

Ky angazhim nga ana e forcave policore vjen pas zbulimit disa ditë më parë të kamerave të sigurisë të vendosura në disa zona të qytetit të Shkodrës, ku u çmontuan 38 kamera spiune në 3 lagje të instaluara nga ‘të fortët’. Policia ka shoqëriuar 5 persona në Komisariatin e Policisë së Shkodrës në kuadër të operacionit "Fijet". Gjatë marrjes në pyetje, asnjëri prej tyre nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e autorëve të vendosjes së kamerave nëpër shtylla dhe hapësira publike, e po ashtu nuk dihet se ku ndodhet serveri kryesor që mban të gjitha pamjet e kapura në disa nga rrugët më të rëndësishme të Shkodrës./Dosja.al

kamera ne vlore

Sondazh

Poll