Aktualitet

Hiqen 38 kamera sigurie në rrugët e Shkodrës të instaluara nga ‘të fortët’, 5 të shoqëruar në polici

Asnjëri prej tyre nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e autorëve të vendosjes së kamerave nëpër shtylla dhe hapësira publike, e po ashtu nuk dihet se ku ndodhet serveri kryesor që mban të gjitha pamjet e kapura në disa nga rrugët më të rëndësishme të Shkodrës.

26 Janar 2023, 11:10 Nga k.m.
Hiqen 38 kamera sigurie në rrugët e Shkodrës të instaluara
Fotot e kamerave të konfiskuara

SHKODËR- Çmontimi i 38 kamerave spiune në 3 lagje të Shkodrës të instaluara nga ‘të fortët’, ka sjellë shoqërimin e 5 personave në Komisariatin e Policisë së Shkodrës. 5 persona janë shoqëruar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit "Fijet", menjëherë pas heqjes së 38 kamerave të tjera të sigurisë në 3 lagje të qytetit.

Gjatë marrjes në pyetje, asnjëri prej tyre nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e autorëve të vendosjes së kamerave nëpër shtylla dhe hapësira publike, e po ashtu nuk dihet se ku ndodhet serveri kryesor që mban të gjitha pamjet e kapura në disa nga rrugët më të rëndësishme të Shkodrës. Por duket se kamerat nuk kanë të mbaruar, pasi burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se do të ketë sërish aksione për pastrimin e zonave të tjera nga kamerat që dyshohet se janë vendosur nga eksponentë të grupeve kriminale. 

policia e shtetit shkoder kamerat ne shkoder

Sondazh

Poll