Aktualitet

EMRAT/ Goditi 27 herë me thikë 41-vjeçarin në klub, arrestohet një nga autorët, bashkëpunëtori ende në kërkim

Mësohet se 27-vjeçari me emrin Maren Hoxha në bashkëpunim me Eridon Hasa, i cili ndodhet në kërkim kanë goditur me thikë 41-vjeçarin, duke e lënë në plagosur rëndë. 

26 Janar 2023, 12:07 Nga I.A
EMRAT/ Goditi 27 herë me thikë 41-vjeçarin në klub,
Eder Dorzi

TIRANË- Një nga autorët e plagosjes së Eder Dorzit në një klub nate në Tiranë është arrestuar. Mësohet se 27-vjeçari me emrin Maren Hoxha në bashkëpunim me Eridon Hasa, i cili ndodhet në kërkim kanë goditur me thikë 41-vjeçarin, duke e lënë në plagosur rëndë. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur me datë 21 janar, në rrugën Vaso Pasha. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë ndaluar shtetasin M. H., 27 vjeç, banues në Tiranë.

27-vjeçari, ishte shpallur në kërkim pasi me datë 21 janar, në rrugën "Vaso Pasha", në një lokal, në bashkëpunim me shtetasin E. H., (aktualisht në kërkim), kanë goditur me mjet prerës shtetasin E. D. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

SI NDODHI NGJARJA?

Eder Dorzi është plagosur me thikë 27 herë tre ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, ku 41-vjeçari Dorzi është qëlluar disa herë me thikë. 41-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Familjarët kanë bërë kallëzim në komisariatin 2 të policisë, janë dhënë deklaratat në polici. Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 41 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri.

eridon hasa eder dorzi maren hoxha

Sondazh

Poll