Aktualitet

Dëbora në aksin Qafë Thorë-Theth arrin në 5 metër, orteqet bllokojnë prej një jave rrugën

Ortekët e dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në vendin e quajtur Tunelet Panoramike, me një trashësi bore rreth 5 metër.

26 Janar 2023, 12:48 Nga a.l
Dëbora në aksin Qafë Thorë-Theth arrin në 5 metër,
Qafë Thore- Theth

SHKODËR- Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar bllokim të aksit Qafë Thorë-Theth për 7 ditësh. Ortekët e dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në vendin e quajtur Tunelet Panoramike, me një trashësi bore rreth 5 metër. Sipas inxhinierit Emanuel Agraja, pastrimi i vetëm i njërit prej tyre shkon deri në 24 orë, 

Po bëhen 10 ditë që puna është pa ndërprerje. Është e pamundur mos të ketë rrëshqite. Ne jemi munduar të ruhemi, pasi është viti i dytë që e mbajmë hapur këtë aks. Sonte pritet të ketë ulje temperaturash që të bëjmë ndërhyrje te pjesa e tuneleve. Po nuk u ulën temperaturat është shumë rrezik, se nuk shkrin bora në Malësi”, u shpreh ndër të tjera inxhinieri.

Ndërkohë, puna për hapjen e aksit rrugor po vijon, pavarësisht se është i bllokuar prej një jave dhe reshjet e dëborës janë të pandalshme.

Si paraqitet situata në qarqet e tjera? 

Shqipëria vazhdon të jetë nën ndikimin e motit të keq. Në Shkodër sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në 1400 hektarë.  Probleme ka në Shkodër edhe me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, duke bërë që disa zona të jenë pa energji. Në Lezhë situata është më pranë normales. Në Lezhë janë 20 hektarë tokë nën ujë, por nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe drita. Pasojat e motit të keq janë ndjerë edhe në Korçë, pasi aktualisht në rajon ka ndërprerje të energjisë elektrike.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll