Aktualitet

U kap me arsenal armësh dhe 'shtëpi bari', merret masa e sigurisë për Fredi Krasniqin, lihet në burg

Gjatë seancës së sotme, Krasniqi ka thënë para togave të zeza se armët i ka që prej vitit 1997 dhe se kanabisi nuk financohet nga grupet kriminale.    

26 Janar 2023, 10:59 Nga I.A
U kap me arsenal armësh dhe 'shtëpi bari', merret masa e
Shtepia e barit

DURRËS- 46-vjeçari Fredi Krasniqi që u kap me shtëpi bari dhe arsenal armësh në Shijak i është dhënë masa e sigurisë. I paraqitur në Gjykatën e Durrësit, Krasniqi është lënë në arrest me burg. Gjatë seancës së sotme, Krasniqi ka thënë para togave të zeza se armët i ka që prej vitit 1997 dhe se kanabisi nuk financohet nga grupet kriminale.    

Ndërkohë që nga operacioni i policisë është shpallur në kërkim dhe vëllai i Fredit, Selman Krasniqi, i cili ishte bashkëpunëtor në shtëpinë e barit e hapur në vilën 4 katshe. Por mësohet se 43-vjeçari nuk ndodhet fare në Shqipëri, por është larguar drejt Italisë. 

2 ditë më parë në dy katet e fundit të një vile 4 katëshe në fshatin Sallmone, u sekuestruan nga policia 444 rrënjë kanabis, si edhe një arsenal armësh që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale. Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. 

fredi krasniqi selman krasniqi operacioni krahet e krimit shtepi bari ne shijak

Sondazh

Poll