Aktualitet

I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova në Kukës

Mësohet se shqiptari na Peja ishte dënuar në Gjermani me 3 vite e 3 muaj burgim nga Gjykata gjermane për vjedhje dhe mashtrim. 

26 Janar 2023, 09:59 Nga I.A
I shpallur në kërkim nga Gjermania, arrestohet 53-vjeçari nga
Foto Ilustruese

KUKËS- Një 53-vjeçar nga Kosova është arrestuar ditën e sotme në Kukës pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjermania. Mësohet se shqiptari na Peja ishte dënuar në Gjermani me 3 vite e 3 muaj burgim nga Gjykata gjermane për vjedhje dhe mashtrim. Po ashtu është arrestuar dhe një 18-vjeçare pasi ka vjedhur një shumë parash në një market. 

Njoftimi i Policisë:

DVP Kukës Arrestohet përkohësisht, në PKK Qafë Morinë, për t’u ekstraduar drejt Gjermanisë, 53-vjeçari nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht për krime ekonomike, me pasoja të rënda. Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Morinë, në vijim të kontrolleve, duke u koodinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

-XH. K, 53 vjeç, banues në Pejë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Hamburgut, me vendimin e datës 14.12.2018, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale "Vjedhja me pasoja të rënda" dhe "Mashtrimi ", parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tropojë arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit.
----

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë një 18-vjeçare, banuese në Kukës, për veprën penale "Vjedhja", pasi ka vjedhur një shumë parash, në një market. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 53-vjecari ne kukes

Sondazh

Poll