Aktualitet

Doli nga shtëpia për të peshkuar, zhduket 78-vjeçari në Fier, Policia: Dyshohet se mund të jetë mbytur në plazhin e Semanit

I moshuari doli nga banesa dy ditë më parë për të peshkuar mirëpo nuk është kthyer më.

26 Janar 2023, 08:50 Nga a,b
Doli nga shtëpia për të peshkuar, zhduket 78-vjeçari
Plazhi

FIER-Zhduket 78-vjeçari Nasi Xhoxhi. Denoncimin në Komisariatin e Fierit e ka bërë djali i 78-vjeçarit. Raportohet se i moshuari ka dalë nga banesa dy ditë më parë për të peshkuar mirëpo nuk është kthyer më. Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit. Policia po vijon kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit. Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.

nasi xhoxhi

Sondazh

Poll