Aktualitet

Moti i keq në vend, disa zona pa energji elektrike në Korçë, rekomandohen goma dimërore në disa akse

Grupet e punës vazhdojnë punën në teren për riparimin e defekteve.

26 Janar 2023, 09:16 Nga A.B
Moti i keq në vend, disa zona pa energji elektrike në
Energji

KORÇË- Moti i keq në vend ka lënë pa energji elektrike disa zona në qarkun e Korçës. Probleme ka pasur në bashkinë e Kolonjës, në zonën e Barmashit, në bashkinë Korçë dhe në njësinë administrative Drenovë. Grupet e punës vazhdojnë punën në teren për riparimin e defekteve. Kontraktorët kanë vazhduar punën duke kriposur e mirëmbajtur akset kryesore nacionale dhe ato turistike, për rrjedhojë ato kanë qenë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme.

Nisur nga reshjet e vazhdueshme të shoqëruara me erë dhe uljen e temperaturave, për segmentin Boboshticë-Dardhë, rekomandohet përsëri pajisja me goma dimërore për drejtuesit e automjeteve. Strukturat e Emergjencave Civile në bashki nuk raportojnë situata problematike. Rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki janë të kalueshme.

korce permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll