Aktualitet

Përkeqësohet situata në Shkodër: 30 banesa në ujë në Obot, 1400 hektarë sipërfaqe e përmbytur

Siperfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha dhe ka rritje me 80 hektarë.

26 Janar 2023, 08:36 Nga A.B
Përkeqësohet situata në Shkodër: 30 banesa në ujë
Permbytje

TIRANË- Situata në bashkinë Shkodër është përkeqësuar krahasuar me një ditë më parë. Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.40 dhe ka rritje me 25 cm në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 7.50 m. Niveli i Liqenit shënon 8.60 m dhe ka rritje me 5 cm në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m.

BILANCI:

Siperfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha dhe ka rritje me 80 hektarë. Njësia Administrative Ana e Malit është më e prekura me 1300 hektarë të përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 90 cm, e rritur me 15 cm në krahasim me një ditë më parë. Ujësjellësi Oblika 1 është prej ditësh tashmë jashtë funksionit.

Ka prezencë uji në oborre në 30 banesa, nga 15 që ishin ditën e djeshme në fshatin Obot. Në rrugën e Obotit po operojnë një mjet i  kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë. Njësia Administrative Dajç ka 100 Ha tokë bujqësore të përmbytur.

shkoder permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll