Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 14°C.

26 Janar 2023, 07:38 Nga a,b
Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin, parashikimi i
Reshje

TIRANË- Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e presionit të ulët amtosferik duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente në të gjithë vendin. Për shkak të masave ajrore të ftohta nga verilindja e Europës, dëbora do të jetë prezente në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes Lindore. Po ashtu problematike do të jenë ngricat në akset rrugore dhe era e ftohtë lindore ndërsa ultësira perëndimore do të këtë rrbehse afat-shkurtra shiu. Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

moti

Sondazh

Poll