Aktualitet

Vdekje të njëpasnjëshme në ishullin Ischia, Policia zbulon 2 trupa të pajetë, njëri i përket 46-vjeçarit shqiptar (DYSHIMET)

 Policia nuk vërejti asnjë shenjë dhune.

26 Janar 2023, 08:17 Nga A.B
Vdekje të njëpasnjëshme në ishullin Ischia, Policia zbulon 2
Policia

ITALI- Dy persona u gjetën të vdekur ditën e djeshme në Casamicciola, në ishullin Ischia, në shtëpitë e tyre. Në të dyja rastet, vlerësohet se janë vdekje nga shkaqe natyrore. Vdekja e parë, e një 46-vjeçari me kombësi shqiptare, u zbulua nga Karabinierët rreth orës 18.30 të ditës së djeshme të martë 24 janar. Policia nuk vërejti asnjë shenjë dhune.

Rreth gjysmë ore më vonë u zbulua vdekja e dytë, një 66-vjeçar. Policia ndërhyri pas kërkesës së një familjari që nuk mori përgjigje nga burri; duke hyrë në shtëpi, e duke gjetur 66-vjeçarin pa jetë, me gjasë prej disa ditësh të vdekur.

Burimi: Ilmattino.com

vdes shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll