Politike

Artan Lame: Për herë të parë në 200 vjet prona shtetërore po regjistrohet tani

Jep detaje mbi pronat.

25 Janar 2023, 23:12 Nga F.M
Artan Lame: Për herë të parë në 200 vjet prona
Artan Lame

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka dhënë më shumë detaje rreth historikut të pronave shtetërore shqiptare ndër vite. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lame tha se për herë të parë në këto 200 vjet, ka nisur regjistrimi për pronën shtetërore.

Pjesë nga biseda:

Artan Lame: Nëse të gjitha shtetet e tjera kishin bërë luftë me Turqinë kur u ndanë dhe në Traktatet e Paqes, kishte parashikuar dhe ndarjen e pronave dhe marrjen e kopjeve të Kadastrave nga Perandoria Osmane, ne jo vetëm që nuk bëmë luftë për t’u ndarë sepse ashtu na erdhi puna, natyrisht që nuk u bënë.

Blendi Fevziu: I morën dokumentat?

Artan Lame: Në 28’ u bë gati gjithçka, në Shtator Zogu u bë Mbret, u prish me Mustafa Qemalin, u prenë marrëdhëniet, mbeti prapë historia dhe për këtë arsye nuk shkoi komisoni në Turqi të merrte pronat.

Blendi Fevziu: Është regjistruar ndonjëherë prona shtetërore?

Artan Lame: Jo. Për herë të parë në këto 200 vjet, po nis tani.

artan lame

Sondazh

Poll