Aktualitet

Deklarata e FORTË, Alimehmeti: Në Shqipëri nuk dihet sa qytetarë kanë vdekur e sa janë infektuar me Covid

Mjeku deklaroi se ende nuk dihet nëse kanë pasur efektivitet vaksinat anti-Covid-19, ndërsa theksoi se nuk është bërë asnjë studim.

25 Janar 2023, 08:56 Nga A.B
Deklarata e FORTË, Alimehmeti: Në Shqipëri nuk dihet sa
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka lëshuar deklaratën e fortë në lidhje me Covid-19 në vendin tonë. Teksa ishte  ftuar mëngjesin e sotëm në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, tha se në nuk dihet se sa ka qenë numri i të infektuarve apo të vdekurve në vendin tonë. Mjeku, i cili tashmë ka marrë postin e drejtuesit të departamentit të Shëndetësisë në PD, tha se ende nuk dihet nëse kanë pasur efektivitet vaksinat anti-Covid-19, ndërsa theksoi se nuk është bërë asnjë studim.

Nëse transmetueshmëria e virusit do të ishte bllokuar nga vaksinimi, do krijohej baza etike për të thënë që vaksinimi të bëhet me detyrim. Politika është si ato makinat e rënda që duan kohën e vet të manovrojnë me muaj. Te ne nuk dihet se sa kanë qenë të infektuar dhe humbje jete zyrtarisht, nuk ka asnjë studim. Nuk është realiteti nga të dhënat që ka nxjerrë Ministria.  Nuk dihet as sa ka qenë efektiviteti i vaksinës” – tha ai.

ilir alimhemeti covid ne shqiperi

Sondazh

Poll