Aktualitet

Ndjekje nga Igumenica në Mecovë në Egnatia! Arrestohet shqiptari dhe greku në Greqi, u zbulohen 50 kg kanabis në makinë

Ndjekja ka nisur nga Igumenica dhe mjeti ka lëvizur në drejtim të Selanikut, por në drejtim të kundërt deri te rruga me pagesë Drosohori.

25 Janar 2023, 08:55 Nga A.B
Ndjekje nga Igumenica në Mecovë në Egnatia! Arrestohet shqiptari
Policia

GREQI-Mëngjesin e sotëm ka përfunduar ndjekja e “çmendur” në Egnatia Odos, e cila nisi nga Igumenica dhe ka përfunduar në Mecovë. Patrullat e policisë vunë re një makinë e cila kishte hyrë në drejtim të kundërt në autostradë dhe po lëvizte me shpejtësi marramendëse.

Ndjekja ka nisur nga Igumenica dhe mjeti ka lëvizur në drejtim të Selanikut, por në drejtim të kundërt deri te rruga me pagesë Drosohori. Në Drosochori ai ka hyrë në qarkullimin normal dhe pak kilometra më vonë ka filluar të ketë probleme serioze me gomat, për shkak të shpejtësisë së tepërt.

Automjeti doli nga kryqëzimi i Meçovës ku më në fund është ndaluar nga policia. Sipas informacioneve të para, në makinë ndodheshin dy persona, një shqiptar dhe një grek i mitur 16 vjeç dhe i ngarkuar me 50 kg drogë.

Të dy personat u vunë në pranga nga Policia.

Burimi: Ertneës.gr

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll