Aktualitet

DOKUMENTI/ SHBA e sanksionoi, si i dha Rama statusin investitor strategjik oligarkut rus

Në Prill të vitit 2018, Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Edi Rama, i jep statusin e “investitorit strategjik” kompanisë shqiptare “Agro Iliria Group” për ngritjen e një plantacioni frutash ekzotike, në një sipërfaqe 800 hektarë në Karavasta. Investimi parashikohet në vlerë mbi 6.6 milionë euro.

24 Janar 2023, 23:14 Nga F.M
DOKUMENTI/ SHBA e sanksionoi, si i dha Rama statusin investitor strategjik
Oleg Deripaska

TIRANË- Oligarku rus me të cilin kishte lidhje të ngushta miku i Ramës në FBI, Charls McGonigal është sanksionuar nga Departamenti i Thesarit për lidhjet dhe shërbimet ndaj Vladimir Putin. Por teksa SHBA e sanksiononte oligarkun rus Oleg Deripaska, në Shqipëri kryeministri Edi Rama e shpallte atë investitor strategjik, siç shihet nga dokumnetet e publikuara nga Syri.

Në Prill të vitit 2018, Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga Edi Rama, i jep statusin e “investitorit strategjik” kompanisë shqiptare “Agro Iliria Group” për ngritjen e një plantacioni frutash ekzotike, në një sipërfaqe 800 hektarë në Karavasta. Investimi parashikohet në vlerë mbi 6.6 milionë euro.

Në vendimin e nënshkruar nga Rama, kompania shqiptare “Agro Iliria Group” detyrohet që të nënshkruajë kontratë me shoqërinë tjetër, “Trema Engieenering 2”, ku të përcaktohet se kjo e fundit do të kryejë investimin.  Pronari fundor i kompanisë shqiptare “Trema Engineering 2” është miliarderi rus, Oleg Depiraska, nëpërmjet shoqërisë së regjistruar në Austri, “Strabag AG”. 

Çfarë ndodhi sot?

Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që është nën akuzë për korrupsion. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll