Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut/ Shembet nga erozioni rruga në Selenicë, rrezikojnë të izolohen 200 banorë

Aksi rrugor 15 kilometra, Kote-Sevaster, ka pësuar dëme si pasojë e rrëshqitjes së tokës.

24 Janar 2023, 20:20 Nga a.l
Reshjet e dendura të shiut/ Shembet nga erozioni rruga në
Selenicë

VLORË- Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar fenomentin e erozionit në Selenicë. Rruga që lidh fshatin Vajzë, me Ploçën dhe 8 fshatra të tjerë të njësisë administrative Sevaster të Bashkisë së Selenicës është dëmtuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut në njërën anë. Aktualisht lëvizet ne njërin sens vetëm për mjetet e vogla, nuk lejohet të kalojnë autobusë, furgonë. Mësohet se aksi rrugor 15 kilometra, Kote-Sevaster, ka pësuar dëme si pasojë e rrëshqitjes së tokës.

Si paraqitet situata e motit deri tani? 

Në ditën në vijim do të jetë mot me kthjellime dhe alternime vranësirash. Ndërkohë në përgjatë akseve rrugore në zonat malore do të jetë ngrica. Problematike shfaqet situata në Dibër ku për shkak të reshjeve të dendura të borës dhe temperaturave të ulta janë izoluar disa fshatra ku ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Në Shkodër, rruga e Obotit vijon me prezencë uji me një nivel 75 cm, për të cilën Forcat e Armatosura po mundësojnë transportin. Rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë me një nivel 10 cm, është e kalueshme. Në bashkinë Vau Dejës ka problematika në disa nga rrugët rurale, për të cilat janë duke punuar strukturat vendore. 

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll