Aktualitet

A po merret Rama nën hetim nga FBI? Gazetarja e Zërit të Amerikës tregon informacionet që mund të fundosin kryeministrin

Ajo shtoi se ky lajm është pasqyruar gjerësisht në mediat amerikane.

24 Janar 2023, 22:16 Nga F.M
A po merret Rama nën hetim nga FBI? Gazetarja e Zërit të
Keida Kostreci

TIRANË- Gazetarja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci tha se implikimi i Shqipërisë dhe kryeministrit shqiptar në aktakuzën e departamentit të drejtësisë ndaj ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal është pasqyruar gjerësisht në mediat amerikane. E pranishme në emisionin Now në Euronews Albania, Kostreci u shpreh se nuk është e qartë nëse edhe kryeministri Edi Rama po hetohet lidhur me këtë çështje por në aktakuzë del qartë implikimi i kreut të qeverisë shqiptare.

“S’e di në ka gjasa që të hetohet edhe Rama, por nga aktakuza është e qartë takimi me kryeministrin e Shqipërisë, takimet me të përmenden me detaje. Vetë Rama e ka pranuar që ka pasur kontakte miqësore me ish-agjentin e FBI, por në SHBA veprimet e tij nuk shihen normale, duke i cilësuar shkelje të ligjit të FBI. Ish-agjenti ka kërkuar para nga personi që ka lehtësuar kontaktin me kryeministrin dhe kjo është një shkelje”, tha Kostreci.

Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që është nën akuzë për korrupsion. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

keida kostreci charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll