Aktualitet

Ortak me mikun e Ramës, kush është Mark Thomas Rossini, një tjetër ish-agjent FBI-je që po hetohet nga drejtësia amerikane

Rossini dhe Charles McGonigal, në bashkëpunim me shqiptaro-amerikanin Agron Nezaj që në dosje është ‘Personi A’ dhe Shefqet Dizdarin kishin hapur një studio ligjore të quajtur ‘Law Office and Investigation’. 

24 Janar 2023, 22:52 Nga F.M
Ortak me mikun e Ramës, kush është Mark Thomas Rossini, një
Mark Thomas Rossini

TIRANË- Mark Thomas Rossini është ortaku tjetër i ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është vënë nën akuzë për korrupsion nga drejtësia amerikane. Ai është gjithashtu një ish-agjent i FBI-së që është vënë nën hetim për një tjetër çështje korrupsioni, por që nuk ka lidhje me Shqipërinë. Rossini dhe Charles McGonigal, në bashkëpunim me shqiptaro-amerikanin Agron Nezaj që në dosje është ‘Personi A’ dhe Shefqet Dizdarin kishin hapur një studio ligjore të quajtur ‘Law Office and Investigation’. 

Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që është nën akuzë për korrupsion. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me Ramën.

Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.

mark thomas rossini është charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll