Aktualitet

“Porosia e shefit”, mashtruesit e kishin bërë rrugë, si u zhvat katër herë biznesmeni Salillari. Dosja: Hiqeshin si dikush me pushtet

Biznesmeni është mashtruar të paktën 4 herë, duke i marrë shuma të mëdha parash nga të identifikuarit si Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç.

24 Janar 2023, 22:18 Nga F.M
“Porosia e shefit”, mashtruesit e kishin bërë rrugë,
Pëllumb Salillari

TIRANË- Biznesmeni Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë “Salillari SHPK” ka rënë pre e të paktën 4 vjedhjeve përmes mashtrimit nga 3 persona, të cilët tashmë janë pas hekurave. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanËeb dosjen hetimore, ku thuhet se biznesmeni është mashtruar të paktën 4 herë, duke i marrë shuma të mëdha parash nga të identifikuarit si Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç. Në dosje rezulton se të arrestuarit janë hequr si njerëz me pushtet.

“Nga aktet provohet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se me këto veprime korrekte, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë skemë vjedhjeje përmes mashtrimit, pavarësisht pretendimeve të tyre, të gjithë pa përjashtim, kush më shumë e kush më pak, kush në rolin e organizatorit e ashtu edhe të zbatuesit, për periudha të shkurtra kohore, kanë vjedhur nëpërmjet mashtrimit të paktën në katër raste të provuara subjektin “Salillari” në Tiranë, duke konsumuar në këtë mënyrë plotësisht, elemente të figurës së veprës penale të ‘Mashtrimit’ në bashkëpunim edhe më shumë se një herë, sipas nenit 143/2 të Kodit Penal ‘Përvetësimi i pasurisë private ose publike, nëpërmjet paraqitjes së fakteve të rreme ose duke fshehur fakte të vërteta, gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit, për vetë ose persona të tjerë. Në dosje thuhet ndër të tjera se në marrëdhënien e krijuar mes palëve, siç e tregoi edhe koha dhe veprimet e të arrestuarve, ka qenë qëllimi i posaçëm i tyre për të grabitur të dëmtuarin, duke u hequr si dikush tjetër me pushtet. Në këtë mënyrë, me dashje të drejtpërdrejtë dhe qëllim fitimi material apo monetar për vete, të lindura këto në momentin kur është realizuar marrja e pasurisë, ose të drejtat mbi të, të arrestuarit me anë të gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit, në mënyrën dhe mjetet e përcaktuara më herët dhe të sipërpërmendura, kanë përfituar të gjithë,”- citohet në dosje.

Të tre me origjinë nga Shkodra, kishin mundur të ndërhynin në rrjetin Signal dhe të bënin të mundur që të shkruanin mesazh në mënyrë që Salillarit t’i shfaqeshin me dërgues kontaktin me emrin “Edi”. Numri që ata përdornin ishte një numër anglez që ishte marrë për të zhvatur para nga biznesmenë të ndryshëm. Por, herën e katërt që i shkruajtën dhe i kërkuan 150 mijë euro, Salillari lajmëroi policinë. Me ndërmjetësimin e policisë, Sallillari vijoi bisedën dhe la takim me ta dhe me vendim të prokurorisë, u tërhoq nga llogaria e Ministrisë së Brendshme shuma prej 150 000 eurosh, brenda së cilës u vendos GPS, për ta gjurmuar.

Në momentin e takimit, sikurse ishte lënë mes palëve, mbërrin një person në banesën e Salillarit dhe merr lekët. Në momentin kur të dyshuarit po largoheshin policia ndërhyri dhe bëri arrestimin.

pellumb salillari

Sondazh

Poll