Sport

“Që sot, jam njëri prej jush”, portugezi Fernando Santos do të jetë trajneri i ri i kombëtares së Polonisë!...

Portugezi Fernando Santos është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares polake, duke nënshkruar kontratë deri në Kupën e Botës 2026.

24 Janar 2023, 15:03 Nga DOSJA

“Që sot, jam njëri prej jush”, portugezi Fernando Santos

POLONI - Viti i ri, faqe e re në karrierën e trajnerit Fernando Santos, i cili është zyrtarisht trajneri i ri i kombëtares polake. Ish-trajneri luzitan nuk vonoi shumë për të gjetur stacionin e tij të radhës, pas tetë vitesh në krye të Portugalisë, pasi polakët njoftuan rekrutimin e tij me kontratë deri në verën e vitit 2026.

Kjo do të thotë se trajneri 68-vjeçar do të udhëheqë Robert Lewandowskin me shokë në kualifikueset për Euro 2024, që fillojnë në mars dhe më pas në Kupën e Botës 2026. Në konferencën për shtyp në të cilën u prezantua për mediat polake, Santos ndër të tjera tha:

“Që sot jam polak, jam njëri prej jush. Ne do të bëjmë gjithçka për t'u sjellë gëzim polakëve. Për mua është shumë e rëndësishme të bëj te Polonia atë që kam bërë në të kaluarën. Dua të lë një trashëgimi, diçka për të ardhmen. Bota e futbollit po ndryshon dhe unë dua të hedh themelet për një të ardhme të re për kombëtaren polake.

“Që sot, jam njëri prej jush”, portugezi Fernando Santos

“Dua të fitoj gjithçka. Nuk erdha këtu për të humbur. Nuk më pëlqen fjala disfatë, nuk e pranoj. Ambicia ime është të fitoj çdo ndeshje. Ata që e njohin karrierën time e dinë që kam promovuar shumë lojtarë të rinj në ekipet e mia, por mosha nuk është gjëja më e rëndësishme për mua. Çelësi është cilësia. Teknika, angazhimi taktik, mentaliteti.

Do të komunikoj me lojtarët në anglisht. Në fushë, në stërvitje, në takimet tona. Unë tashmë kam mësuar disa fjalë polonisht, shpresoj se pas pak do të kem mësuar më shumë.

Në fazën e parë dua të flas me lojtarët për vizionin e tyre në lidhje me lojën e ekipit, ku ata ndihen më rehat”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll