Aktualitet

Sekuestrohen ilaçe kontrabandë në vlerë 30 mijë euro në Tiranë, arrestohet mjeku (EMRI)

Dhima dhe bashkëshortja e tij administronin një depo farmaceutike në rrugën "Mihal Duri", në të cilën, gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan ilaçet të cilat dyshohet se janë futur në vend në mënyrë kontrabandë.

24 Janar 2023, 10:31 Nga A.B
Sekuestrohen ilaçe kontrabandë në vlerë 30 mijë euro
Kosta Dhima

TIRANË- Mjeku Kosta Dhima është arrestuar nga Krimi Ekonomik i Policisë së Tiranës dhe bashkëshortja e tij, M.Dh është proceduar penalisht nën akuzë për kontrabandë ilaçesh mjekësore. Mjeku 59 vjeçar, punonte në spitalin privat ''Hygeia' dhe gjithashtu kishte edhe një klinikë të tij private që dyshohet se merrte ilaçe kontrabandë të palicensuara nga autoritetet ligjore shqiptare. Policia ka sekuestruar barna të kontrabanduara me vlerë 30 mijë euro.

Dhima dhe bashkëshortja e tij administronin një depo farmaceutike në rrugën "Mihal Duri", në të cilën, gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan ilaçet të cilat dyshohet se janë futur në vend në mënyrë kontrabandë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses, si rezultat i një hetimi disamujor me metoda proaktive, operacioni policor i koduar "Barnat". Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Tregtonin barna të kontrabanduara, që i mbanin në një depo farmaceutike, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht bashkëshortja e tij. Sekuestrohen barna të kontrabanduara, me vlerë 30 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Barnat".

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Dh., 59 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. Dh., 56 vjeçe, banuese në Tiranë (bashkëshortja e shtetasit K. Dh.) Shtetasi K. Dh. dhe bashkëshortja e tij administronin një depo farmaceutike në rrugën "Mihal Duri", në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat arrijnë vlerën rreth 30 000 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestohet mjeku ne tirane tirane

Sondazh

Poll