Aktualitet

1.3 ton kokainë në portin e Savonës Itali, dyshohet se trafiku u organizua nga shqiptarë! Dy agjentë të DEA-s amerikane mbërrijnë në Tiranë

Operacioni do të shtrihet në disa qytete të vendit, pasi në përgjimet e autoriteteve të huaja kanë dalë emra të personave të përfshirë në trafikun e drogës.

24 Janar 2023, 10:26 Nga A.B
1.3 ton kokainë në portin e Savonës Itali, dyshohet se trafiku u
DEA

TIRANË- Dy agjentë të DEA-a amerikane kanë mbërritur në Shqipëri. Ardhja e tyre në territorin shqiptar ka të bëjë me një megaoperacion të nisur pas kapjes së 1 ton kokainë në portin e Savonës, në Itali, aty ku u arrestuan 4 shqiptarë. 

Operacioni do të shtrihet në disa qytete të vendit, pasi në përgjimet e autoriteteve të huaja kanë dalë emra të personave të përfshirë në trafikun e drogës. Sasia e kokainës në Itali u zbulua më 2 janar. Ngarkesa ishte nisur nga Brazili dhe dyshohet se organizatorë ishin shtetas shqiptarë.

Si u arrestuan shqiptarët? 

Më 18 janar, 4 shqiptarë u arrestuan gjatë operacionit anti-drogë të organizuar nga Guardia di Finanzia. Sasia e kokainës ishte e fshehur poshtë një anije, në portin e Savonës.  741 pako kokainë, ishin të ambalazhuara në 26 mbështjellës celofoni, për të cilën Guardia di Finaza, kishte informacione edhe për mbërritjen edhe të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije me flamur të Hong Kongut. Sipas autoriteteve kjo ishte edhe arsyeja se pse u aktivizua përcjellja e ngarkesës prej 1 ton kokainë, ku u arrestuan katër shqiptarët.

dea ne shqiperi operacioni i dea-s ne shqiperi

Sondazh

Poll