Aktualitet

Moti i keq, bilanci në Fier: Rritje të moderuar të nivelit të ujit në Vjosë, situata me ujin e pijshëm është normale

Po ashtu bëhet me dije se furnizimi me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike po vazhdon normalisht dhe se situata në Fier po shkon drejt normales. 

24 Janar 2023, 10:12 Nga I.A
Moti i keq, bilanci në Fier: Rritje të moderuar të nivelit
Foto Ilustruese

FIER-Moti i keq vazhdon të shkaktojë probleme të disa zona të vendit, përfshirë këtu dhe Fierin. Mësohet se gjatë natës ka pasur një rritje të moderuar të nivelit të ujit në lumin Vjosë. Po ashtu bëhet me dije se furnizimi me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike po vazhdon normalisht dhe se situata në Fier po shkon drejt normales. 

Njoftimi i Policisë:

Situata në territorin e qarkut Fier është e qetë. Nga struktura vendore të MC, nuk kemi raportime për situata problematike. Gjatë natës ka pataur ka patur një rritje të moderuar të nivelit të ujit në lumin Vjosë në pikmatjen e urës Mifol por shumë larg pikës kritike dhe pa shkaktuar asnjë problematikë në gjithë gjatësinë e saj brenda territorit të qarkut Fier.
Më konkretisht situata rezulton si vijon:
1️⃣- Furnizime me ujë të pijshëm nuk ka problem.
2️⃣- Akset rrugore, rurale dhe nacionale janë të kalueshme normalisht.
3️⃣- Hidrovoret janë në gatishmëri të plotë pune.
4️⃣- Niveli i ujit në lumenjt Vjosa, Seman dhe Shkumbin mbetet në kuota normale. Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit aktualisht është 5m por me tendencë në rënie.
5️⃣-Prezence uji në toka bujqësore nuk ka.
6️⃣- Nuk kemi raste të ndërprerjes së energjisë elektrike në asnjë pjesë të territorit.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll