Sport

Kimmich i mungon besimi edhe te Bayern, që nga eliminimi i Gjermanisë në Botëror...

Kapiteni i ri i Bayern Munich, Joshua Kimmich, duket se nuk e ka tretur eliminimin e hershëm të Gjermanisë në Botëror dhe është përgjegjës për barazimin ndaj Leipzig

24 Janar 2023, 10:47 Nga DOSJA
Kimmich i mungon besimi edhe te Bayern, që nga eliminimi i Gjermanisë

GJERMANI - Për të tretur sa më mirë dhe sa më shpejt zhgënjimin e Botërorit, Joshua Kimmich duhet të zinxhirojë fitoret me Bayern Munich. Pothuajse dy muaj, pasi u largua nga faza e grupeve në Doha me kombëtaren, mesfushori gjerman (74 ndeshje, 5 gola) përfitoi nga pesë javë pushime për të rifituar energjinë e tij mendore dhe fizike, pasi ai ishte i zhgënjyer kur u largua nga Katari.

“Për mua, personalisht, kjo është dita më e keqe e karrierës sime”,- u shpreh pas fitores ndaj Kosta Rikës (4-2), e cila nuk mjaftoi për t’u kualifikuar. - Madje kam frikë se mos bie në një humnerë. Të gjitha këto dështime janë të lidhura me personin tim. Ne u larguam edhe në 2018-ën (eliminimi në fazën e grupeve), më pas shpërthyen në Euro 2021 (0-2 kundër Anglisë në 1/16)”.

Të premten, kur Bundesliga rifilloi në Leipzig (1-1), Kimmich nuk shkëlqeu. Duke mos fituar mjaftueshëm në duele, ai shumëfishoi gabimet përpara se Bayern të bënte një rikuperim që çoi në barazimin e RB. Madje mesfushori 27-vjeçar dukej sikur nuk e kishte marrë dot veten nga Kupa e Botës.

I besueshëm ndaj personalitetit të tij, ai e pranoi performancën e tij mediocre. Ai ishte kapiten i Bayernit këtë dimër, në mungesë të Manuel Neuer dhe për faktit se Thomas Müller tani është shpesh një zëvendësues. “Unë marr përgjegjësinë e plotë,”- tha mesfushori, duke qenë i ndërgjegjshëm për paraqitjen e tij. 

Pavarësisht gjendjes së tij shpirtërore, Kimmich u kritikua ashpër nga Julian Nagelsmann. “Ajo që bëri “Josh” në atë aksion ishte krejtësisht e kotë, - u shpreh tekniku gjerman. - Ai e di mirë se mund të bëjë shumë më mire, duke luajtur me më shumë thjeshtësi”.

Sonte kundër Këlnit, dhe të shtunën në përballjen kundër Eintracht Frankfurt (2 ), Kimmich shpreson të tregojë një fytyrë më bindëse dhe të fitojë forcë tre javë përpara udhëtimit të Munichut në Parc des Princes në ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll