Sport

PREZANTIMI/ Ronald Koeman injoron stilin e Louis Van Gaalit: "Unë kam idetë dhe do t'i bëj gjërat sipas mënyrës sime"…

“Unë dua t'i bëj gjërat ndryshe. Do të përpiqemi të luajmë futboll tërheqës dhe të mbetemi të pamposhtur për 20 ndeshje”,- tha trajneri i ri holandez

23 Janar 2023, 18:44 Nga DOSJA

PREZANTIMI/ Ronald Koeman injoron stilin e Louis Van Gaalit: "Unë kam

HOLANDE - Sot, zyrtarisht, pasi ka firmosur kontratën, ai ka nisur nga puna. Në konferencën e prezantimit për shtyp, si trajneri i ri i Holandës, Ronald Koeman konfirmoi se do të ndryshojë sistemin e lojës të zbatuar nga paraardhësi i tij, Louis van Gaal.

“Kishte momente gjatë Kupës së Botës kur mendova: gjërat duhet të ndryshojnë. Por këto ishin zgjedhjet e trajnerit. Unë dua t'i bëj gjërat ndryshe. Do të përpiqemi të luajmë futboll tërheqës dhe të mbetemi të pamposhtur për 20 ndeshje”,- tha trajneri i ri holandez, para se të njoftonte se “portokallinjtë” do të largohet nga rreshtimi 5-3-2 i Van Gaal për t’u kthyer në 4-4-3: “Po kthehemi në sistemin që kemi përdorur. Ndonjëherë ndryshoj, por sistemi bazë do të jetë me katër lojtarë në mbrojtje.”

PREZANTIMI/ Ronald Koeman injoron stilin e Louis Van Gaalit: "Unë kam

Koeman konfirmoi gjithashtu se, ndryshe nga sa ndodhi herën e parë kur stërviti kombëtaren, ai nuk do të takohet me paraardhësin e tij për të bërë ‘dorëzimet’: “Kjo ka ndodhur vite më parë, në kohën kur fola me Dick Advocaat dhe Van Gaal. Jo këtë herë, nuk mendoj se më intereson. Unë do të bëj gjithçka nga fillimi me ekipin tim teknik. Unë kam idetë dhe përvojën time dhe do t'i bëjmë gjërat ndryshe.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll