Sport

Tatuazhi i ri emocional i Álvaro Moratas: "Mësimi i jetës"…

Alice Campello ndan me ndjekësit tatuazhin e ri të partnerit të saj

23 Janar 2023, 16:44 Nga DOSJA

Tatuazhi i ri emocional i Álvaro Moratas: "Mësimi i

SPANJE - Álvaro Morata dhe gruaja e tij, Alice Campello, e filluan këtë 2023 me një anëtar të ri të familjes. Më 9 janar, ata mirëpritën vajzën e tyre, Bella. Por nuk ishte tërësisht mirë, pasi lojtari përmes rrjeteve të tij, raportoi se kishte disa komplikime.

Ditë më vonë, gjithçka mbeti një anekdotë, pasi modelja italiane doli nga spitali dhe mundi të shkonte në shtëpi, me familjen, për të pushuar. Pasi u shëruan, çifti ndau me ndjekësit imazhet e vogëlushes me kumbarët e saj Dybala dhe Oriana.

14 ditë pas lindjes së vajzës së tyre të katërt, Alice ka postuar një foto, ku shfaqet çifti i kapur për dore dhe një tatuazh të ri në kyçin e dorës së Moratas. Sulmuesi bardhekuq donte të regjistronte në lëkurën e tij datën e lindjes së Bellës, së bashku me frazën: “Mësimi i jetës”.

Tatuazhi i ri emocional i Álvaro Moratas: "Mësimi i

Hera e parë që vajza e vogël mori pjesë në Wanda ishte përballë Valladolidit. Alice ka ndarë një imazh me ndjekësit e saj, në të cilin duket sikur mban në krahë vajzën e vogël. Bella mund të jetë një ‘hajmali’ e re për ekipin e Atleticos, pasi Morata shënoi dhe madrilènët fituan 3-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll