Sport

Gati të hapet supermarketi i ri “Juventus”: në Spanjë janë të sigurtë, Real Madrid shënjestron Federico Chiesa-n…

Sipas portalit të specializuar në tregun e transferimeve Fichajes.net, ‘los blancos’ e shohin anësorin e Juventusit si një goditje e madhe për sulmin

23 Janar 2023, 18:25 Nga DOSJA
Gati të hapet supermarketi i ri “Juventus”: në Spanjë

ITALI - Situata që po kalon Juventusi ka përqendruar vëmendjen edhe të klubeve të mëdha europiane. Ata shpresojnë të përfitojnë nga dënimi i bardhezinjve, për të rrëmbyer lojtarët më të rëndësishëm të tyre. Sinjali i parë ka ardhur nga Real Madrid, që ka hedhur sytë nga sulmuesi Federico Chiesa. Lajmi mbërrin direkt nga Spanja.

Sipas portalit të specializuar në tregun e transferimeve Fichajes.net, ‘los blancos’ e shohin anësorin e Juventusit si një goditje e madhe për sulmin. Një operacion që cilësohet si “i papritur”. E megjithatë, ndaj kësaj lëvizje dikush në kryeqytetin spanjoll ka nisur të arsyetojë.

Chiesa vlerësohet të paktën 60 milionë euro. Por Real mund të përfitojë nga paqartësitë që lidhen me procedurat ligjore që përfshijnë Juventus. Pa harruar edhe një kontratë me një skadencë jo shumë të largët (qershor 2025). Këto dy të dhëna mund të jenë të rëndësishme në përpjekjet e merengues për të fundosur goditjen.

Federico Chiesa u kthye në fushë më 2 nëntor, 10 muaj pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar. Ai bëri debutimin e tij sezonal në Champions League, kundër PSG dhe, më pas, u rikthye në formacionin titullar në ndeshjen në “Maradona” kundër Napolit. Të enjten ndaj Monzas, në Kupën e Italisë, Federico Chiesa i është rikthyer edhe golit, më shumë se një vit pas të fundit të shënuar me fanelën bardhezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll