Sport

Hamilton tregon traumën e tij të fëmijërisë: "Ti nuk do të bëhesh kurrë dikush!"…

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 tregon se si edhe mësuesit e tij e injoruan atë në fëmijërinë e tij

23 Janar 2023, 15:34 Nga DOSJA

Hamilton tregon traumën e tij të fëmijërisë: "Ti

ANGLI - Lewis Hamilton ka zbuluar në disa raste, një episod që shënoi fëmijërinë e tij, ngacmimin që iu nënshtrua si fëmijë. Por asnjëherë me aq shumë detaje sa ai sot në podcastin ‘On Purpose’ të producentit Jay Shetty. Biseda mes të dyve, u fokusua në përvojat personale të shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, që rezultoi të ishte vërtet traumatike që në moshë shumë të re.

"Kam vuajtur ngacmimin që kur isha gjashtë vjeç. Mendoj se në atë kohë dhe në atë shkollë isha një nga tre fëmijët e vetëm me ngjyrë dhe djemtë e tjerë më të mëdhenj se unë më qortonin vazhdimisht,"- shpjegon britaniku në podcast. Një episod që ndikoi edhe në marrëdhëniet e tij familjare: “Nuk guxova të shkoja në shtëpi dhe të flisja për këtë me prindërit e mi, nuk doja që ata të mendonin se nuk isha një djalë i fortë”,- zbuloi ai.

Hamilton tregon traumën e tij të fëmijërisë: "Ti

Hamilton i quajti ato ngjarje "ndoshta më traumatiket" e jetës së tij. Dhe ka treguar se në të kanë marrë pjesë edhe mësuesit. "Drejtori i shkollës kishte një gjë për ne dhe unë do të thosha veçanërisht për mua. Mësuesit më thonin: "Ti nuk do të bëhesh kurrë dikush." Më kujtohet që qëndroja pas kasolle, duke qarë, si për të thënë: "Unë nuk do të jem asgjë. Dhe duke e besuar atë për një moment."

Hamilton tregon në fjalimin e tij se ai ka vuajtur poshtërime në lidhje me ngjyrën e lëkurës së tij, si për shembull të qenit fëmija i fundit i zgjedhur për gara, apo edhe sulmet dhe ofendimet: "Rrahjet e vazhdueshme, gjërat që ju hidhnin si banane".

Hamilton tregon traumën e tij të fëmijërisë: "Ti

"Kjo, për mua, ishte e vështirë. Kur hyn në klasën e historisë dhe nga gjithçka që mëson, nuk kishte imazhe të njerëzve me ngjyrë, në historinë që ata na mësuan. Kështu që po mendoja: Ku janë njerëzit që më ngjajnë?"

Sigurisht, me kalimin e kohës Hamilton gjeti një mënyrë për ta shndërruar atë ngacmim në forcë: "Ndjeva se sistemi ishte kundër meje dhe po notoja kundër rrymës. Por unë jam shumë mirënjohës për atë udhëtim, sepse është ajo që më bëri mua personin që jam sot”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll