Bota

Kërkoi azil, ish-komandanti mercenar i grupit Wagner arrestohet në Norvegji

Policia e kishte arrestuar Medvedevin pasi kishte “mosmarrëveshje” mes tyre për masat e marra për të garantuar sigurinë e tij.

23 Janar 2023, 16:42 Nga a.l
Kërkoi azil, ish-komandanti mercenar i grupit Wagner arrestohet në
Grupi Wagner

UKRAINË- Policia norvegjeze ka arrestuar një ish-komandant të grupit mercenar rus Wagner i cili kohët e fundit iku në Norvegji, por avokati i tij hodhi poshtë sugjerimet se ai mund të deportohej në Rusi, shkruajnë mediat e huaja. 

Një grup rus për të drejtat e të burgosurve, Gulagu.net, publikoi një regjistrim të një interviste telefonike të hënën me Andrei Medvedev, në të cilën ai i kërkoi Norvegjisë që ta linte të qëndronte dhe të dëshmonte kundër grupit ushtarak privat, i cili ka luftuar forcat ukrainase në disa prej betejat më brutale të luftës.

Medvedev tha se ai ishte ndaluar dhe prangosur të dielën në një hotel ku po qëndronte dhe ishte dërguar në një qendër paraburgimi. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga autoritetet norvegjeze për këtë çështje, por avokati norvegjez i Medvedev, Brynjulf ​​Risnes: “Rreziku që ai të dëbohet? Është zero.”

Policia e kishte arrestuar Medvedevin pasi kishte “mosmarrëveshje” mes tyre për masat e marra për të garantuar sigurinë e tij.

“Ai është nën masa shumë të rrepta sigurie dhe ne nuk pajtohemi për mënyrën e zbatimit të tyre. Këto kanë shkaktuar fërkime”, tha ai.

Medvedev u largua duke kaluar kufirin ruso-norvegjez dhe ka thënë se është në frikë për jetën e tij pasi dëshmoi vrasjen dhe keqtrajtimin e të burgosurve rusë të sjellë në vijën e frontit në Ukrainë për të luftuar për Wagner./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll