Bota

Daçiç: Dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura

Daçiç ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në seancën e sotme i ka njoftuar anëtarët e Qeverisë për gjendjen aktuale, pas së cilës do të bëhet një deklaratë zyrtare.

23 Janar 2023, 16:42 Nga I.A
Daçiç: Dialogu është mënyra e vetme për
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun si e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura, përfshirë edhe çështjen e Kosovës. Daçiç ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në seancën e sotme i ka njoftuar anëtarët e Qeverisë për gjendjen aktuale, pas së cilës do të bëhet një deklaratë zyrtare.

“Dua të theksoj edhe një herë se Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun dhe dialogun si e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura, përfshirë edhe çështjen e Kosovës dhe Metohisë. Natyrisht, në të gjitha këto duhet të kemi të kemi parasysh të gjitha aspektet dhe interesat tona kombëtare dhe shtetërore, si dhe për të ardhmen e vendit tonë, si të arrihet një zgjidhje kompromisi me sa më shumë përfitime dhe me sa më pak dëm që të jetë e mundur”, tha Daçiç.

ivica daçiç aleksandar vuçiç dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll