Bota

I ftohti ekstrem pushton Kinën, termometri shënon temperaturat rekord, -53 gradë në Mohe

Shifra theu rekordin e mëparshëm prej minus 52.3 gradë Celsius.

23 Janar 2023, 16:19 Nga a.l
I ftohti ekstrem pushton Kinën, termometri shënon temperaturat rekord,
Kinë

KINË- Në Kinë janë shënuar sot temperaturat rekord dimërore. Mediat e huaja raportojnë se në Mohe, qyteti më verior i Kinës, temperaturat ranë deri në minus 53 gradë Celsius, duke shënuar kështu temperaturën më të ulta të regjistruara ndonjëherë.

Shifra theu rekordin e mëparshëm prej minus 52.3 gradë Celsius. Temperaturat në Mohe, Provinca Heilongjiang, kanë rënë nën minus 50 gradë Celsius për tre ditë rresht. Ndërsa një raund i ri i të ftohtit ekstrem goditi Heilongjiang, një numër zonash në vargmalin e Madh Khingan kanë regjistruar temperaturat e tyre më të ftohta ndonjëherë.

Mohe ka një periudhë vjetore akulli dhe bore deri në tetë muaj, me temperaturë mesatare vjetore rreth minus 3 gradë Celsius. Turistët dhe qytetarët vendas këshillohen të qëndrojnë ngrohtë dhe të sigurt pasi moti i keq mund të shkaktojë aksidente me rrezik për jetën./ Dosja.al

moti i keq ne kine

Sondazh

Poll