Aktualitet

Rrëmbyen dhe dhunuan 39- vjeçarin pasi zbuluan lidhjen intime me vajzën, Gjykata e Sarandës lë në burg 4 të arrestuarit

4 personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kishin zbuluar se Omeri kishte një lidhje jashtëmartesore me vajzën/motrën e tyre.

23 Janar 2023, 16:32 Nga a.l
Rrëmbyen dhe dhunuan 39- vjeçarin pasi zbuluan lidhjen intime me
Pengmarrje

SARANDË- Gjykata e Sarandës ka lënë ditën e sotme në burg 4 të arrestuarit për pengmarrjen e 39-vjeçarit Gentian Omeri. Gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy vëllezërit Pjetër dhe Astrit Ndoj dhe dy fëmijët  e Astritit, Aleksandër e Anton Ndoj, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin rrëmbyen dhe dhunuan për disa orë Omerin. Të arrestuarit do të përballen me akuzën për për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

4 personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kishin zbuluar se Omeri kishte një lidhje jashtëmartesore me vajzën/motrën e tyre. Ata kanë përplasur me dashje automjetin që drejtonte Omeri, të cilin e kanë plagosur duke e goditur me sende të forta, e më pas e kanë futur në automjetin e tyre, duke e mbajtur aty me forcë, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, rreth orës 01:00, kur Omeri njoftoi policinë se po e ndiqnin disa persona me makinë dhe i rrezikohej jeta prej tyre. Policia gjeti në rrugën e fshatit Xarrë, Omerin, të plagosur rëndë fizikisht, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku ndodhet aktualisht, nën kujdesin e mjekëve.

3 orë më vonë u bë lokalizimi në fshatin Shëndelli dhe prangosja e 4 autorëve të dyshuar. Policia sekuestroi 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare. Personat e ndaluar do hetohen për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim./ Dosja.al

gentian omeri

Sondazh

Poll