Aktualitet

VIDEO/ Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat' kapin 26-vjeçarin në Tiranë

I riu akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

23 Janar 2023, 16:12 Nga F.M
VIDEO/ Me pistoletë në brez e 7 fishekë, 'Shqiponjat'
Arrestimi

TIRANË- Silger Dimo, 26 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga nga Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", ditën e sotme. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit bëhet me dije se i riu është ndaluar tejsa udhëtonte me makinë, në kuadër të operacionit 'Gray'. Pas kontrollit të bërë në makinë, Dimos i është gjetur një armë zjarri me krehër me 7 fishekë, e cila është sekuestruar. I riu akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "Gray", për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehër me 7 fishekë. Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gray”. Gjatë operacionit, në rrugën “Petrit Radovicka”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. D. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 26 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

silger dimo policia e tiranes

Sondazh

Poll