Aktualitet

Rrëshqitje masive dheu në Këlcyrë, rrezikohen disa banesa, 5 familje braktisin shtëpitë e tyre

Sakaq mësohet se 5 familje kanë marrë masa duke u larguar nga shtëpitë e tyre, për t'u strehuar tek bashkëfshatarët pasi rrëshqitja e tokës ka sjellë plasaritje në muret e banesave të tyre. 

23 Janar 2023, 15:24 Nga a.l
Rrëshqitje masive dheu në Këlcyrë, rrezikohen disa banesa, 5
Këlcyrë

GJIROKASTËR- Reshjet e denura të shiut dhe moti i keq në vend kanë shkaktuar fenomenin e rrëshqitjes së tokës duke dëtuar jo vetëm akset rrugore ku si pasojë e inerteve krijohen probleme në qarkullimin e automjeteve, por edhe në banesa. E tillë është situata në Këlcyrë, ku disa banesa rrezikohet të dëmtohen si pasojë e rrëshqitjes masive të tokës. Sakaq mësohet se 5 familje kanë marrë masa duke u larguar nga shtëpitë e tyre, për t'u strehuar tek bashkëfshatarët pasi rrëshqitja e tokës ka sjellë plasaritje në muret e banesave të tyre. 

Si paraqitet situata deri tani?

Shqipëria vazhdon të jetë nën ndikimin e reshjeve të dendura të dëborës dhe shiut. Pavarësisht se rruga e Arbërit u zhbllokua dje pasi më shumë se 200 makina qendruan të bllokuara në borë, situata vazhdon të jetë e rënduar për banorët e zonave rurale në Shkodër. Konkretisht aksi Bogë-Theth është i bllokuar e po ashtu edhe Qafë-ThorëThesh, Dushaj-Lekbibaj. ARRSH raporton se në këto zona trashësia e borës e ka kaluar 1 metër. Ndërkohë që në Shkodër sipërfaqja e përmbytur është rritur duke shkuar në 1400 hektarë nga 1340 ha që ishte dje. Probleme ka në Shkodër edhe me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, duke bërë që disa zona të jenë pa energji. Në Lezhë janë 350 hektarë nën ujë, por nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe drita. 

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll