Aktualitet

Azili në Kavajë përfshihet nga flakët, lëndohet një e moshuar

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

23 Janar 2023, 15:31 Nga I.A
Azili në Kavajë përfshihet nga flakët, lëndohet
Foto Ilustruesee

KAVAJË- Një qendër për të moshuar ka marrë flakë ditën e sotme në Kavajë. Mësohet se zjarri ka rënë aksidentalisht dhe si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë një e moshuar. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Njoftimi i Policisë: 

Kavajë/Informacion paraprak Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar. Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër. Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

zjarr ne qender per te moshuar

Sondazh

Poll