Aktualitet

VIDEO- 1 metër dëborë në aksin Qafë Thore-Theth, ARRSH: Drejtuesit të respektojnë sinjalistikën

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar, pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale.

23 Janar 2023, 11:27 Nga A.B
VIDEO- 1 metër dëborë në aksin Qafë Thore-Theth, ARRSH:
Debore

TIRANË- Dëbora ka arritur mbi 1 metër në aksin Qafë Thore-Theth në zonën e tuneleve. Në këtë aks është punuar me mjete e punëtorë për ta bërë të aksesueshëm për qytetarët. Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar, pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale.

ARRSH thekson se drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në kohë me reshje, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

NJOFTIMI I ARRSH:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar, pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, është punuar me mjete e punëtorë për ta bërë të aksesueshëm dendësia e dëborës. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll