Aktualitet

Dita e fundit me rrebeshe shiu! Nga nesër shijojmë diellin, meterologia: Janari do jetë i ngrohtë

Nga dita e nesërme do të kemi përmirësim të ndjeshëm të motit, ku do të shohim edhe orë me diell.

23 Janar 2023, 11:19 Nga A.B
Dita e fundit me rrebeshe shiu! Nga nesër shijojmë diellin,
Moti

TIRANË- Reshjet e shiut do të jenë prezente edhe gjatë ditës së sotme. Sipas meteorologes Lajda Porja, këto reshje do të shtojnë problematikat në zonat të cilat tanimë janë nën pushtetin e ujit. Nga dita e nesërme do të kemi përmirësim të ndjeshëm të motit, ku do të shohim edhe orë me diell.

Reshjet e shiut do të jenë të pakta, por në zonat malore nuk do të mungojnë reshjet e dëborës për shkak të uljes së temperaturave. Si pasojë e uljes së temperaturave dhe motit të lagësht problem do të jetë ngrica në disa akse rrugore.

“Kam dy lajme. Lajmi jo i mir është  se reshjet do të vijojnë deri sonte vonë, duke sjellë probleme në zonat që janë prekur tanimë nga përmbytjet. Zonat jugore kanë probleme, shpejtësia e erës është e lartë dhe përbën problem për mjetet lundruese. Dita e fundit që ka reshje shiu intensive. Nga nesër pritet përmirësim, do të ketë reshje të pakta. Zonat malore. Dëborë me intensitet mesatar. Nga nesër, ngrica në akse rrugore. Orët më diell do t’i shijojmë që nga dita e nesërme. Veriu dhe Veriperëndimi ka pasur dyfishin e reshjeve që do të bien këto ditë. Janari ishte parashikuar i ngrohtë.

Janari futet në muajt i lagësht. Muaji dhjetor është ai që ka numrin me të lartë të reshjeve. Ky  janar ka qenë me temperatura shumë më të larta se vitet më parë. Kemi pasur një janar shumë më të ftohtë,  që sillte dëborë dhe jo reshje shiu. Këtë herë kemi pasur reshje shiu dhe temperatura të larta duke sjellë edhe probleme. Theksoj se kemi kaluar normat mujore, shumë zona i kanë dyfish reshjet e shiut, pa mbledhur edhe reshjet e sotme. Këto reshje në kohë kaq të shkurtës është normale që do shkaktojë përmbytje.'-tha ajo.

moti permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll