Sport

Cristiano Ronaldo befason fansat, shfaqet me gishtat e lyer me manikyr… Pse?

Sulmuesi portugez ka pozuar me ish-kampionin e peshave të rënda në UFC, Francis Ngannou.

23 Janar 2023, 11:53 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo befason fansat, shfaqet me gishtat e lyer me manikyr…

ARABIA SAUDITE - Ky postim ka bërë që fansat të fillojnë supozimet dhe komentet e ndryshme në rrjetet sociale. Dikush fiksoi gishtin e këmbës së majtë të Cristiano Ronaldos, që e kishte të lyer me manikyr të zi. Komentet ishin nga më të ndryshmet, dashamirëse dhe denigruese. Shumica supozonin se Georgina praktikon dorën, ose se vajzat e tyre luajnë duke i lyer gishtat Ronaldos.

Në fakt, teoria se ndonjë nga vajzat e tij mund ta ketë bërë këtë, bie poshtë pasi Ronaldo është fotografuar edhe vite më parë me gishtat e lyer me të zezë.

Sipas raportimeve të ndryshme, lyerja e gishtave të këmbës është një gjë, e cila praktikohet edhe nga luftëtarët. Teoria e CR7 mund ta ketë këtë para takimit me mundësin e UFC-së, Francis Ngannou, gjithashtu duket e pabesueshme. Ka fjalë se, veshja e thonjve me një lloj llaku të zi ndihmon në parandalimin e thyerjes së thonjve.

Manikyri forcon thoin e këmbës. Në rastin e Cristianos, dihet se futbollistët kanë kontakt intensiv me topin dhe kështu janë të rrezikuar shpesh të marrin goditje në gishtat e këmbëve, kështu që lyerja ndodh për të mbajtur të forcuar thoin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll