Sport

Nga mosnjohja e viktimës, te marrëdhënia seksuale konsensuale: Ja versionet që Dani Alves i ka paraqitur gjykatësit…

Mbrojtësi brazilian është në paraburgim, në pritje të daljes së tij para togave të zeza

22 Janar 2023, 22:33 Nga DOSJA
Nga mosnjohja e viktimës, te marrëdhënia seksuale konsensuale: Ja

SPANJE - Mbrojtja e Dani Alves konfirmoi për 'Globo Esporte' se lojtari i ka paraqitur gjyqtarit versione të ndryshme të asaj që ndodhi natën e 30-31 dhjetorit të vitit të kaluar, në një klub në Barcelonë.

Të premten në mëngjes, pasi u arrestua kur u paraqit në një komisariat në Barcelonë, ai i tha gjykatësit se nuk e njihte gruan që e akuzon për sulm seksual, por pasdite ai pranoi se kishte pasur një marrëdhënie seksuale konsensuale. Në të dyja deklaratat, ai mohoi të ketë kryer akte të dhunshme, apo ta ketë përdhunuar gruan.

Televizioni spanjoll TV3 shton se ish-lojtari i Barcelonës tha, se gruaja 'ia hodhi vetes'. Ai gjithashtu tregon se Dani Alves do të ketë një qëndrim narcisist, të mosndëshkimit, përpara gjyqtarit.
Kontradikta në dëshmi ka qenë vendimtare për kërkesën e masës së paraburgimit të Ministrisë Publike, e cila përfundimisht është pranuar nga magjistrati. Përveç kësaj, gjyqtari konsideroi se ekzistonte rreziku i arratisjes, pasi Dani Alves është brazilian dhe Brazili nuk ka marrëveshje ekstradimi me Spanjën.

Kujtohet se viktima, një vajzë 23-vjeçare, thotë se është dhunuar nga lojtari në banjën e një klubi nate natën e 30-31 dhjetorit të vitit të kaluar. Ajo u pa duke qarë nga sigurimi i lokalit, ​​i cili thirri policinë. Kur autoritetet mbërritën në vendngjarje, Dani Alves, nuk ishte më aty.
E reja është dërguar në spital, ku janë mbledhur provat biologjike. Sipas shtypit spanjol, në fustan u zbulua spermë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll