Sport

Fitimet kapitale? Cassano mbron Juventusin: "Po skuadrat e tjera?"...

“Nëse Juventusi bën një gabim, ata duhet të paguajnë. Por nëse e bëjnë të gjithë, atëherë të gjithë duhet të paguajnë..."

23 Janar 2023, 11:13 Nga DOSJA
Fitimet kapitale? Cassano mbron Juventusin: "Po skuadrat e tjera?"...

ITALI - Juventusi, pas penalltisë prej 15 pikësh në gjyqin e fitimeve kapitale, gjen një mbrojtës 'surprizë': Antonio Cassanon! Ish-futbollisti, një kritizer i shpeshtë nga mikrofonat e ‘Bobo TV’ i formacionit bardhezi për lojën e shprehur, këtë herë mban anën e ‘Zonjës së Vjetër’ pas sanksionit nga Gjykata Federale e Apelit. 

"Unë po them vetëm një gjë: nëse vlen për Juventusin, kjo duhet të zbatohet për të gjithë futbollin italian. Juventusi përfundon në 50 faqe gazetash, por ligji duhet të zbatohet për të gjithë. Nëse flasim për fitime kapitale, përtej specifikës, temën duhet ta kuptosh.

Nga pikpamja futbollistike une mezi e mbroj Juventusin. Por në këtë rast jam në krah të Juventusit. Nëse klubi ka bërë një gabim dhe ka reagime, shkëlqyeshëm: në Serie B, në Serie C... Por nëse kjo gjë vlen për të gjithë, do të ketë një ortek skuadrash nga Seria A, Serie B, Serie C apo nuk vlen për të gjithë?"

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll