Sport

Del në skenë Dinora Santana, ish-bashkëshortja kundër familjes së Dani Alves për ndryshimin e avokatit mbrojtës…

Familja e Dani Alvesit është e tronditur nga situata që po kalon futbollisti, i cili tashmë ka kaluar natën e dytë në burgun Brians 1 në Barcelonë.

23 Janar 2023, 09:34 Nga DOSJA
Del në skenë Dinora Santana, ish-bashkëshortja kundër
Dinora Santana, ish-bashkëshortja dhe menaxherja e Dani Alves

BRAZIL - Aktualisht ‘çështja’ e Dani Alves përbën lajm, jo vetëm në Brazilin por në mbarë globin. Reporterët vrapojnë për të qëmtuar gjithçka që ka lidhje me të. Ney Alves, vëllai i lojtarit, ka folur për programin “Fiesta” dhe është shprehur se familja dëshëron të ndryshojnë avokatët mbrojtës.

“Jemi të pafuqishëm përballë kësaj situate. Mendoj se avokati nuk po e bën mirë punën e tij”,- tha ai nga Brazili, duke iu referuar Miraida Puente Wislon. Dëshira e familjes është që avokati Andrés Marhuenda Martínez, ekspert kriminal, ta vizitojë në burg futbollistin për të hartuar një strategji të përshtatshme mbrojtjeje.

Deri më tani braziliani ka dhënë tri versione për atë që ka ndodhur në klubin e natës në Barcelonë. Fillimisht ai deklaroi se nuk e njihte viktimën, më pas zgjodhi të thoshte se ishin takuar, siç treguan kamerat lokale dhe në fund deklaroi se kishte pasur marrëdhënie intime seksuale, por me konsensus.

Del në skenë Dinora Santana, ish-bashkëshortja kundër

Ish-bashkëshortja e tij, është ndër ata që besojnë në pafajësinë e brazilianit. Para se të martohej me Joana Sanz, mbrojtësi brazilian Dani Alves ishte i martuar me Dinora Santana, me të cilën ka dy fëmijë, e cila është edhe menaxherja e tij.

“Dani kurrë, kurrë, kurrë nuk do ta bënte këtë. Asnjëherë, - thotë Santana prerazi. - Po ju them se e njoh prej njëzet e dy vitesh dhe kam kaluar dhjetë vjet e martuar me të”,- shton ajo, e cila në vazhdim thotë, se familja e saj ishte e shkatërruar. “Ka qenë një tronditje për mua dhe për fëmijët e mi, të cilët po e kalojnë shumë keq”.

Dinora Santana, e cila është edhe administratorja e pasurisë së futbollistit, shpjegoi se lojtari kërkoi që ta telefonin: “Ai i tha avokatit të tij të më telefononte për të zgjidhur gjërat më urgjente, por unë nuk kam pasur akses tek ai. Nuk mund ta takoja. Avokatja thotë se është e penalizuar me ligj dhe se nuk mund të thotë asgjë. Ai mund të më thotë vetëm se është mirë”,- ka shpjeguar ajo duke iu referuar konfidencialitetit që duhet të ketë avokati për procesin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll