Sport

Gruaja që akuzon Daniel Alves për sulm seksual, nuk do të kompensohet me para...

Pasi gjyqtari deklaroi se akuzuesja kishte edhe të drejtën e dëmshpërblimit në rast të dënimit të lojtarit, 23-vjeçarja theksoi se nuk dëshiron asnjë shumë.

23 Janar 2023, 07:20 Nga DOSJA
Gruaja që akuzon Daniel Alves për sulm seksual, nuk do të

SPANJE - Gruaja që akuzon Daniel Alves për sulm seksual ka refuzuar të marrë dëmshpërblim nga lojtari nëse ai dënohet. Gjatë dëshmisë së denoncuesit, gjyqtarja theksoi se, në rast të dënimit për këtë lloj krimi, viktima mund të dëmshpërblehet financiarisht. Por 23-vjeçarja spanjolle tha se nuk i do paratë.

Informacioni u publikua fillimisht nga “El País”. Gjatë dëshmisë, ajo theksoi se është pjesë e një familjeje me të ardhura të konsiderueshme financiarisht dhe kërkon që drejtësia të vendoset, pa përfitime financiare.

Sakaq, gjatë dëshmive të Daniel Alves, lojtari e ka ndryshuar versionin e tij. Në fillim, mëngjesin e së premtes, ai tha se nuk e njihte viktimën, nuk ia dinte emrin dhe asgjë nuk kishte ndodhur. Në të dytën, të premten pasdite, ai pranoi se kishte bërë seks me të, por në mënyrë konsensuale. Në të gjitha dëshmitë ai ka mohuar të ketë kryer akte të dhunshme, apo ta ketë dhunuar gruan që e akuzon.

Sipas pamjeve të kamerave në klubin e natës Sutton më 30 dhjetor, është e mundur të shihet femra dhe Danieli duke hyrë në banjë në kohë të ndryshme. Ajo qëndron në banjë 14 minuta, ndërsa ai 16 minuta.

Kur doli nga banja, femra kërkoi dy shoqet që ishin aty. Një nga rojet e sigurisë në klub pa një prej tyre duke qarë dhe pyeti se çfarë kishte ndodhur. Me të dëgjuar episodin punonjësi i sigurisë i klubit të natës thirri policinë. Daniel Alves ishte larguar nga vendi.

Ankuesja u largua që andej drejt në Klinikën Spitalore për t'iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore. Sipas gazetave spanjolle, këto teste zbuluan praninë e spermës në veshjen e saj, gjë që kishte mbështetur vendimin e ndalimit parandalues të futbollistit ​​nga drejtësia. Më 2 janar, ajo vendosi të denonconte në komisariat agresionin e Dani Alves.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll