Aktualitet

'Nuk e dekretuat ligjin'/ Lame i bën thirrje Begajt: Regjistroni godinën e Presidencës së Shqipërisë

Artan Lame deklaroi se presidenti i mëparshëm e ka refuzuar të dekretojë ligjin.

23 Janar 2023, 10:53 Nga A.B
'Nuk e dekretuat ligjin'/ Lame i bën thirrje Begajt: Regjistroni
Artan Lame

TIRANË- Kreu i Kadastrës Shtetërore Artan Lame iu është drejtuar me një thirrje presidentit Bajram Begaj që të regjistrojnë godinën e presidencës si pronë shtetërore. Ditën e sotme, teksa ishte në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten ndërsa shtoi se presidenti i mëparshëm e ka refuzuar të dekretojë ligjin.

“Presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten. Ligji 20/20 nuk u dekretua nga presidenti i republikës në atë kohë. Unë kam kërkuar të miratohet sepse do i hapë rrugë regjistrimit të pronës shtetërore. Presidenca rezulton edhe sot pa regjistruar. Presidenti i asaj kohe bëri një dalje duke thënë se ishin vjedhur pronat e presidencës, por ajo vjedhje është bërë sepse presidenca nuk ishte regjistruar. I bëj thirrje presidencës të aplikojë në E-Albania për të regjistruar pronën e tyre”, u shpreh Lame.

Kreu i Kadastrës theksoi se godina e Kuvendit të Shqipërisë dhe ajo e kryeministrisë janë të rregjistruara.

artan lame

Sondazh

Poll