Aktualitet

Rregjistrimi i pronave shtetërore, Lame: Ka abuzime! Oborrit të burgut të Shënkollit i ka dalë pronari, të mërkurën del VKM-ja

Kreu i Kadastrës shtoi se ditën e mërkurë do të kalojë një VKM e rëndësishme për përditësimin e pronave publike.

23 Janar 2023, 10:45 Nga A.B
Rregjistrimi i pronave shtetërore, Lame: Ka abuzime! Oborrit të burgut
Artan Lame

TIRANË- Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame zhvilloi ditën e sotme një konferencë lidhur me regjistrimin e pronave. Ai u shpreh se ndër vite është kryer një abuzim dhe shkak i saj ka qënë mosrregjistrimi i pronave. Lame mori shembullin e burgut të Shënkollit, oborri i së cilës ka një pronar tjetër. Kreu i Kadastrës shtoi se ditën e mërkurë do të kalojë një VKM e rëndësishme për përditësimin e pronave publike. Ai tha se Kadastra ka lançuar në rrjet një rregjistër të pronës publike.

'Eshtë abuzuar me pronën shtetërorë. Për shkak të mos rregjistrimeve.  E dimë të gjithë se çfarë ka ndodhur. Nuk dua të vendos gishtin mbi të shkuarën. Rastet me abuzimin janë të pafundme dhe ka nisur për shkak të mos regjistrimit ndër vite të pronës shtetërore. E njëjta gjë ka ndodhur me ministrinë e shëndetësisë, arsimit dhe jemi ndeshur me kronika se oborri i shkollës i është kthyer pronarit apo spitali. 

Burgut të shënkollit në Lezhë, oborrit i ka dalë pronari. Apo një rast të fundit ku kryeministri ndërhyri për të mundësuar ndërtimin e teatrit të ri të kukullave. E kam ndeshur personalisht, qendra spitalore nënë tereza në Tiranë. Brenda saj ka pafund prona të kthyera të privatizuara, ka qënë e pamundur të ndalohej si proces. 

Të mërkurën do kalojë një VKM e rëndësishme për përditësimin e pronave publike. Do saktësojë procedurën se si regjistrohen këto prona. Ne sot po lancojmë rregjistrimin e pronës shtetërore. Në rrjet është rregjistri i pronës shtetërore. '- tha Lame. 

Sipas Lames vitin e fundit janë identifikuar 260 mijë prona shtetërore ku një pjesë e madhe rezulton e paregjistruar, gjë që ka shkaktuar dhe rastet e shumta të abuzimit prej kohësh.

'Në vitin 2020 qeveria prodhoi dy ligje të rëndësishme, u arrit të identifikohen 230 mijë prona shtetërore, sot kemi 260 mijë prona shtetërore në të gjithë territorin. Prej tyre 150 mijë i janë transferuar institucioneve vendore.'-tha ai.

'Thirrje institucioneve publike, me qetësi, të gjejnë gabime dhe mangësi të punës tonë dhe të tyren ndër vite dhe sipas grupeve të punës që ne do ti kontaktojmë.'- tha Lame në fund.  

artan lame

Sondazh

Poll