Aktualitet

Dëbora s'ndalon në Dardhë, trashësia arrin në 10 cm, rekomandohet përdorimi i gomave dimërore

Në akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme.

23 Janar 2023, 10:34 Nga A.B
Dëbora s'ndalon në Dardhë, trashësia arrin në 10
Debore

KORÇË- Reshjet e shiut dhe të borës kanë qënë prezente në qarkun e Korçë gjatë gjithë natës. Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +1300 m, rruga e Dardhës km 9-km 12, trashësia deri 10 cm.

Në akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore gjatë kësaj periudhe. 

Moti i keq vijon prej ditësh në vendin tonë. Më e rëndë paraqitet sot në zonën e Currilave në Durrës, aty ku ka pasur rrëshqitje dherash. Ndërsa në Shkodër dhe në Lezhë vijojnë ende disa zona të jenë të përmbytura.

permbytet shqiperia 2023 korce

Sondazh

Poll