Aktualitet

Reshje dëbore në Korçë/ Probleme në rrugën Shtyllë-Panarit, trashësia arrin deri në 2 metër

Rruga Shtyllë-Panarit është bllokuar për shkak të prezencës së borës.

23 Janar 2023, 10:00 Nga A.B
Reshje dëbore në Korçë/ Probleme në rrugën
Moti

KORÇË- Situata me motin vazhdon të jetë problematike në disa qytete të vendit tonë. Rruga 'Shtyllë-Panarit' është bllokuar për shkak të prezencës së borës. Nga reshjet e fundit kjo rrugë u bllokua duke lënë të izoluar fshatin Panarit. Në pjesë të caktuara të këtij segmenti trashësia e dëborës shkon deri në 2 metër. Gjatë natës ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në Leskovik por tashmë janë rikthyer.

Gjatë sezonit të dimrit rruga Shtyllë-Panarit është mjaft problematikë sa i përket bllokimit pasi është një zonë e lartë malore. 

Moti i keq vijon prej ditësh në vendin tonë. Më e rëndë paraqitet sot në zonën e Currilave në Durrës, aty ku ka pasur rrëshqitje dherash. Ndërsa në Shkodër dhe në Lezhë vijojnë ende disa zona të jenë të përmbytura.

korce permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll