Aktualitet

VIDEO- Rrëshqitje masive e dherave në Durrës, rrezikohen disa banesa

Shirat e rëna gjatës natës së kaluar kanë shkaktuar dëmtim të strukturës së dherave.

23 Janar 2023, 09:36 Nga A.B
VIDEO- Rrëshqitje masive e dherave në Durrës, rrezikohen disa
Durres

DURRËS- Durrësi po përballet me fenomenin e rrëshqitjes së dherave. Për shkak të reshjeve të shiut ka pasur rrëshqitje masive dherash te zona e njohur si Kodra e Currilave. Shirat e rëna gjatës natës së kaluar kanë shkaktuar dëmtim të strukturës së dherave, të cilat kanë rrëshqitur duke bllokuar segmente të rrugës së Currilave.

Që prej orëve të para të mëngjesit ka vijuar puna për zhbllokimin e rrugës.

permbytet shqiperia 2023 durres

Sondazh

Poll